Manchester City i vendos ultimatum Pep Guardiolës për të ardhmen

Manchester City i ka vendosur një afat të fundit trajnerit Pep Guardiola për të marrë një vendim për një kontratë të re.

Marrëveshja e Guardiola-s do të përfundojë në fund të sezonit, megjithëse City kërkon t’ia rinovojë kontratën e trajnerit.

Relevo thotë se City tani ka vendosur një afat të brendshëm deri në të cilin katalanasi duhet të marrë vendimin e tij.

Klubi nuk dëshiron të ushtrojë presion mbi 53-vjeçarin, por dëshiron ta bëjë të qartë se duhet të fillojë planifikimi për sezonin e ardhshëm.

Vendimi do të merret në më 26 dhjetor, në mënyrë që drejtori i ri sportiv Hugo Viana të vendosë rrugën për të ardhmen e klubit.

 

 

SHKARKO APP