Manchester City ka një problem, varësinë nga Erling Haaland
Erling Haaland ka shënuar 26 gola në të gjitha kompeticionet, ndërsa sapo është mbyllur gjysma e sezonit. Sulmuesi norvegjez është një “monstër” përpara portave kundërshtare, por Manchester City po varet gjithnjë e më shumë nga ai, veçanërisht kur Haaland nuk luan në nivelin e tij më të mirë.
Në këtë fillim të vitit 2026, Haaland ka zhdukur formën e tij karakteristike, dhe kjo ka përplasur rezultatet e Citizens, dy barazime dhe një humbje në pesë ndeshjet e fundit në kampionat. Dy fitoret e vetme kanë ardhur në kompeticionet e kupave, njëra prej tyre ndaj një skuadre të Divizionit të Tretë. Manchester City po humb pikë në fushë dhe po i largohen kreut të Premier League. Mungesat në mbrojtje kanë rënduar situatën, por sulmi nuk po kompenzon këto dobësi, duke e rritur edhe më shumë varësinë nga Haaland.
Pas humbjes ndaj Manchester United, Guardiola deklaroi: “Është çështje energjie, por këtë energji duhet ta kenë edhe shokët e skuadrës. Na pëlqen çfarë po bën Haaland këtë sezon, por duhet të jemi më konstantë dita-ditës.”
Në Old Trafford, Haaland realizoi vetëm dy gjuajtje në portë, të bllokuara nga mbrojtësit, dhe topin e kishte në këmbë 12 herë të tjera pa asnjë efekt. Pothuajse identik ishte performanca në ndeshjet ndaj Newcastle, Exeter City, Chelsea dhe Sunderland: shtatë gjuajtje në gjashtë ndeshje, një gol dhe asnjë asist.
Pyetja që lind është: A ka nevojë Haaland për pushim? Guardiola u shpreh: “Kemi nevojë për Haaland. Është shumë i rëndësishëm për ne. Do të shohim sesi rikuperojnë lojtarët dhe do të vazhdojmë të këmbëngulim.”
KOHA JONË SONDAZH

