Manchester City nuk di të fitojë më, ndalet ndaj Evertonit të Brojës
Manchester City zhgënjen sërish në Premier League, teksa në shtëpi barazoi 1-1 me Everton. Skuadra e Guardiolës finalizuan me sukses një aksion me shumë pasime në minutën e 14-t. Bernardo Silva dërgoi topin në rrjetë nga një pozicion shumë i vështirë, pas një asisti të Dokut.
Në të 36-tën, vendasit nuk larguan si duhet një top në zonë, aty përfitoi senegalezi Ndiaye, që me një të djathtë mposhti portierin Ortega.
Në minutën e 51-të, Manchester City pati shansin e artë për të kaluar në epërsi për herë të dytë në këtë takim, pasi Mykolenko shkaktoi 11-metërsh. Erling Haaland dështoi të shënonte nga penalltia, por Pickford e ndali nga pika e bardhë.
Manchester City renditet në vendin e gjashtë me 28 pikë dhe vlen të theksohet se nuk provon shijen e fitores që prej katër ndeshjesh në kampionat. Broja me shokë janë në vendin e 15-të me 17 pikë.