FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Manchester City po bën gati një super ofertë për Lukakun!

Derbi anglez mes Chelsea dhe Manchester City-it për të rrëmbyer nga Interi Romelo Lukakun. Largimi i Antonio Contes ka ndezur sinjale për largimin e belgut nga zikaltërit. Sipas mediave britanike, pavarësisht deklaratave të sulmuesit, i cili ka thënë se nuk dëshiron të largohet nga Inter, Manchester City po bën gati një ofertë për ta rrëmbyer, duke vendosur në “pjatë” shifrën e 80 milionë eurove.

Skuadra italiane mund të bindet për ta lënë të lirë sulmuesin. Chelsea dhe Manchester City janë në kërkim të një sulmuesi të parë. Blutë e Londrës për momentin duken më të avantazhuar duke marrë në konsideratë faktin që fituan Championsin dhe kanë fonde të mjaftueshme për operacione të tilla.

Në krahun tjetër City pasi hoqi dorë nga Sergio Aguero, është gati që të lërë të lirë edhe Gabriel Jesus për të rrëmbyer një sulmues të parë, teksa përveç Lukakut, një emër shumë i përfolur në ditët e fundit është edhe Harry Kane. Mbetet të shihet edhe cili do të jetë vendimi i Lukakut në ditët në vijim. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?