Manchester City triumfon ndaj Brentfordit, vendos një gol i Haaland
Manchester City arriti një fitore të rëndësishme në transfertë, duke mposhtur 0-1 Brentfordin në ndeshjen e fundit të javës së shtatë të Premier League.
Skuadra e Pep Guardiolës e nisi fuqishëm takimin dhe kaloi në avantazh që në minutën e 9-të, falë golit të Erling Haaland, i cili tregoi sërish instinktin e tij të golashënuesit, duke finalizuar me saktësi pas një topi të gjatë nga Gvardiol.
Në pjesën e dytë, Brentford reagoi dhe pati një mundësi të artë për të barazuar, por portieri Donnarumma u shfaq vendimtar me një pritje fantastike ndaj Igor Thiago.
Në fund, rezultati mbeti i pandryshuar, 0-1 për Manchester Cityn, që me këtë sukses ngjitet në vendin e pestë të renditjes me 13 pikë, vetëm tre më pak se kryesuesit e Arsenalit.
KOHA JONË SONDAZH

