Manchester City triumfon ndaj Newcastle, vendos një perlë e Alvarez (VIDEO)

Manchester City ka arritur një tjetër fitore të rëndësishme në kampionat, duke mundur minimalisht 1-0 një rival si Newcastle.

Skuadra e Guardiolës ishte dominuese, ndërkohë që ndeshja u zhbllokua në minutën e 31-të me Alvarez që realizoi një perlë të vërtetë pas asistit të dhuruar nga Foden.

Në pjesën e dytë Manchester City pati disa raste për të shënuar me Haaland, por norvegjezi ishte i pafat në këtë përballje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 1-0, me Manchester City që në dy javë numëron gjashtë pikë dhe renditet në vend të dytë pas Brighton.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?