Manchester City zyrtarizon afrimin e egjiptianit Marmoush për 70 milionë euro

Manchester City ka zyrtarizuar sot transferimin e egjiptianit Omar Marmoush, aktualisht golashënuesi i dytë më i mirë në Bundesliga me Eintracht Frankfurt. “Qytetarët” kanë shpenzuar 130 milionë euro në merkaton e janarit.

“Sulmuesi 25-vjeçar ka nënshkruar për katër sezone e gjysmë”, u shpreh klubi i Manchester City në një komunikatë për media. Pra, deri në verën e vitit 2029.

Tarifa e transferimit nuk u bë e ditur, por sipas shtypit gjerman dhe atij britanik, kostoja shkon në 70 milionë euro (përfshirë 5 milionë bonuse).

Swiss Digital Desktop Reklama

“City ka qenë klubi më i suksesshëm në Angli për shumë e shumë vite, kështu që e di se po i bashkohem një mjedisi fitues dhe një kulturë fituese. Mezi pres me padurim të takoj lojtarët e tjerë dhe t’u tregoj tifozëve të Manchester City se çfarë mund të bëj”, tha Marmoush.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?