Manchester United befason Realin, pranë transferimit të super talentit të Lille
Mbrojtësi francez, Yoro i cili prej muajsh kërkohet nga Real Madrid, duke pranë një transferimi surprizues te Manchester United.
Djajtë e Kuq pas mbylljes së operacionit që solli Joshua Zirkzee në Angli, ata po përgatiten të mirëpresin një prej talenteve më të mëdhenj të futbollit europian: Leny Yoro .
Mbrojtësi francez, i lindur në vitin 2005, është një dëshirë e madhe e realit, por United ka gjetur një marrëveshje me Lille për shifrën e 62 milionë eurove.
Sipas asaj që raporton ‘The Athletic’, Yoro do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore në orët e ardhshme dhe më pas do të nënshkruajë kontratën. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

