Manchester United gjen shërimin, ndaj Brighton shënon fitoren e tretë radhazi

MANCHESTER, ENGLAND - OCTOBER 4: Benjamin Sesko of Manchester United celebrates scoring a goal to make the score 2-0 with his team-mates during the Premier League match between Manchester United and Sunderland at Old Trafford on October 4, 2025 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Ash Donelon/Manchester United via Getty Images)

Manchester United po gjen shërimin. Skuadra e Djajve të Kuq ka marrë një tjetër fitore në premier League, e treta radhazi për të, atë ndaj brighton në Old Trafford me rezultatin 4-2 duke parakaluar për momentin Liverpoolin dhe të hyjë në zonën Champions.

Manchester United e vendosi sfidën në drejtimin e dëshiruar që në pjesën e parë të cilën e fitoi me rezultatin 2-0.Matheus Cunha zhbllokoi rezultatin për skuadrën e drejtuar nga amorim në minutën e 24. Vetëm 10 minuta më vonë erdhi edhe goli i dytë për Djajtë e Kuq këtë radhë me Casemiron.

Në pjesën e dytë ishte radha e Mbeumo për të lënë gjurmën e tij teksa shënoi golin e tretë për Manchester United. U duk se cdo gjë ishte e lehtë për Djajtë e Kuq.

Swiss Digital Desktop Reklama

Brighton shkurtoi diferencën në 3-1 me një njohje të vjetër të Manchester United, Danny Welbeck në minutën e 74, ndërsa në të 92, kostoulas rihapi llogaritë për Brightonin duke e cuar rezultatin në 3-2, llogari që u rimbyllën shumë shpejt Mbeumo që fiksoi fitoren 4-2 të Manchester United duke realizuar në të njëjtën kohë edhe një dygolësh personal.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?