Manchester United mendon për Lewandowskin në merkaton e verës

Robert Lewandowski vijon të jetë një nga emrat më të përfolur në merkato. Sulmuesi polak, i cili ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2026, mund të bëhet një rast i favorshëm për klubet e interesuara në fund të sezonit. Edhe pse dëshira e tij është të qëndrojë në “Camp Nou” dhe të luajë në nivele të larta, mungesa e çdo sinjali për rinovim nga klubi katalanas po e shtyn “Leva”-n drejt tregut të transferimeve.

Këtë sezon, 36-vjeçari ka humbur ndjeshëm statusin e titullarit të padiskutueshëm. Trajneri Hansi Flick nuk e aktivizon rregullisht nga minuta e parë, ndërsa në Ligën e Kampionëve Lewandowski ka luajtur vetëm 88 minuta në total. Për më tepër, konkurrenca me të rinjtë si Fermin Lopez, që shkëlqeu me një “tripletë” ndaj Olympiacos, e ka vështirësuar edhe më shumë pozitën e polakut në skuadër.

Sipas mediave britanike, Manchester United është klubi më i interesuar për shërbimet e Lewandowskit. E përditshmja “StarSport” raporton se trajneri Ruben Amorim e vlerëson shumë eksperiencën dhe cilësitë e tij, madje është gati t’i sigurojë një vend të rëndësishëm në formacionin e “Djajve të Kuq”. Megjithatë, deri tani nuk ka pasur kontakte zyrtare mes palëve, vetëm sondazhe fillestare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?