Manchester United në garë për Luis Suarez
Manchester United raportohet se është duke përgatitur një ofertë befasuese për yllin e Barcelonës, Luis Suarez. Uruguaiani luajti tre vjet për rivalin Unitedit, Liverpoolin, duke shënuar 82 gola në 133 paraqitje, para se të transferohej te Barça për 75 milionë funte. Klubi anglez është lidhur me një transferim të bashkëlojtarit të Suarezit, Neymarit, por raportohet se United është duke kërkuar edhe yllin e Real Madridit, Gareth Bale, raporton koha.net.
Sidoqoftë, sipas gazetës franceze BuzzSport, United do të tentojë të joshë Suarezin, i cili këtë sezon ka shënuar 18 gola për Barçën. Në sezonin e tij të parë në Camp Nou, Suarez fitoi La Ligan, Kupën e Mbretit dhe Ligën e Kampionëve.
KOHA JONË SONDAZH

