Manchester United pëson disfatë, Brentford e turpëron 3-1! Kapiteni Bruno gabon nga 11 metra
Manchester United vijon disfatën, kjo pasi ”Djajtë e Kuq” kanë pësuar humbjen e tretë këtë fillim sezoni. Për raundin e gjashtë në Premier League, Brentford doli fitues me rezultatin 3-1 duke zhytur në krizë Manchester United.
Ndeshja u zhbllokua shpejt nga Brentford, me Igor Thiago që kaloi në epërsi vendasit pas tetë minutave lojë. Asist nga veterani Henderson. Në minutën e 20-të sërish Igor Thiago shënoi golin e dytë për vendasit duke bërë që tifozët të festonin.
Slloveni Benjamin Sesko shënoi golin e parë me fanellën e Manchester United, por nuk ishte e thënë që miqtë të dilnin me pikë. Bruno Fernandes, kapiteni i Man. United gaboi nga 11 metërshi për herë të dytë këtë sezon, duke shpërdoruar mundësinë që rezultati të barazohej në minutën e 76-të.
KOHA JONË SONDAZH

