FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Manchester United synon të blindojë mbrojtjen me dy yje nga Seria A

Federico Dimarco po kalon një sezon të jashtëzakonshëm me fanellën e Inter, duke u shndërruar në një nga lojtarët më vendimtarë të Serie A. Me 5 gola të realizuar dhe 13 asistime, mbrojtësi i majtë kryeson renditjen e lojtarëve më ndikues në kampionat.

Performancat e tij nuk kanë kaluar pa u vënë re jashtë Italisë. Pas interesimit të Arsenal një vit më parë, tashmë në skenë ka dalë Manchester United. “Djajtë e Kuq” pritet të dërgojnë një emisarin e tyre për ta ndjekur nga afër në “Derby d’Italia” kundër Juventus, ku do të monitorohet edhe mbrojtësi bardhezi Pierre Kalulu.

Megjithatë, Interi nuk ka ndërmend të heqë dorë nga një prej elementëve më të rëndësishëm të skuadrës. Sipas raportimeve të Tuttosport, klubi zikaltër e konsideron Dimarcon të pashitshëm dhe pjesë thelbësore të projektit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në plan është edhe rinovimi i kontratës. Aktualisht marrëveshja e tij skadon në vitin 2027, por palët janë pranë akordit për ta zgjatur deri në vitin 2030. Krahas zgjatjes, pritet edhe një rritje page, me pagën që mund të shkojë në rreth 5.5 milionë euro në sezon, në linjë me shokët e skuadrës dhe të Kombëtares italiane si Alessandro Bastoni dhe Nicolò Barella.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?