Manchester United tremb Interin, ofron 15 milionë euro për Kumbullën

Interi në orët e fundit u përfol për arritjen e një marrëveshje për transferimin e Mara Kumbullës për në merkaton e verës, por operacioni nuk do të jetë aspak i thjeshtë. Kjo për shkak se në orët e fundit në garë është shtuar edhe Manchester United, madje me një propozim konkret.

Klubi i Premier Ligës ka lëvizur për të mposhtur konkurrentët për mbrojtësin shqiptar, duke paraqitur ofertë në vlerën e 15 milionë eurove, plus bonuse. Dëmtimi i Maguire së fundmi ka bërë që klubi anglez të kërkojë një mbrojtës, i cili të ofrojë garanci në prapavijë teksa shkodrani shihet si një zgjidhje ideale.

Oferta e “Djajve të Kuq” është e vetmja që i afrohet pretendimeve të klubit italian, me Hellas Veronën që kërkon 20 milionë euro për kartonin e mbrojtësit.  Për Marash Kumbullën interes kanë shfaqur edhe klubet e tjera të mëdha të Serie A si Juventus, Napoli, Lacio dhe Atalanta, ndërkohë që nga Premier League spikat Leipzig.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?