Manchesteri vishet blu, City është shumë i fortë për United (VIDEO)
Manchester City nuk njeh rivalë në Premier League. Skuadra e pep Guardiolës ka fituar pa shumë vështirësi 3-1 ndaj Manchester United në derbin më të ndezur në Angli.
David Silva zhbllokoi ndeshjen që në minutën e 12-të, pas një pasimi të Bernardo Silvës brenda zonës. United u përpoq që të reagonte, por në fillimin e pjesës së dytë pësoi një tjetër gol. Sergio Aguero me një veprim të bukur në zonë, arrin që të mposhtë portierin De Gea.
“Djajtë e Kuq” shkurtuan diferencën me hyrjen në fushë të Lukakut, i cili fitoi një penallti në minutën e 58-të. Martial nuk gaboi nga pika e bardhë duke mposhtur Ederson. Guardiola reagoi menjëherë duke hedhur në fushë Gundogan për Agueron, një zgjedhje që rezultoi të ishte e goditur. Turko-gjermani shënoi golin e tretë për “qytetarët” duke vulosur fitoren e 10 në këtë sezon, duke u ngjitur në kuotën e 32 pikëve, 2 më shumë se Liverpooli. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

