Mancini: Më pëlqen loja sulmuese e Pirlos, ndaj Interit vendimtare për Juven!
Trajneri i kombëtares së Italisë, Roberto Mancini, gjatë një interviste për “Gazzetta dello Sport”, foli për supersfidën e së dielës, Inter-Juventus.
“Kampionët italianë kanë akoma skuadrën më të mirë, por ata nuk mund të humbin më pikë, me tri skuadra përpara në renditje. Lukaku apo CR7? Unë i marr të dy. Për Juven është pothuajse vendimtare. Nuk mund të humbasë më asnjë pikë, me 3 ekipe përpara. Edhe nëse ka një ndeshje më pak.
Basti Pirlo? Po, më pëlqen loja sulmuese që Andrea po kërkon. Kishte disa probleme të vazhdimësisë, por është logjike; Juventusi ka ndryshuar shumë. Ai ka nevojë për kohë. Le ta specifikojmë: Interi dhe Juve janë më të kompletuarit, ata mbeten favoritët, por nuk do të thotë që një nga të dy e fiton titullin me siguri.
Milani, për shembull, gjithashtu mund të arrijë i pari në fund. Tani duhet të mbajmë shënim. Nuk e prisja që të bëhej një kampionat aq i mirë. Ju siguroj se Milani nuk fiton aq shumë rastësisht”, deklaroi Mancini.