Mancini: Në 5 muaj kam ndryshuar Interin

Eksperienca e dytë e tij  në  stolin e Interit nuk ka nisur në  mënyrën më  të  mirë  të  mundshme por Roberto Mancini është  i kënaqur me punën e tij gjatë  këtyre muajve. 50-vjecari italian është  i mendimit se ka arritur t’i japë  një  tjetër dimension skuadrës zikaltër dhe tashmë  Interi luan një  futboll më të bukur.

“Mendoja se do të  bëja më  mirë  përsa i përket rezultateve kur u riktheva te Interi, por gjithsesi besoj se në  5 muaj skuadra është  përmirësuar shumë . Tashmë  Interi shfaq një  tjetër personalitet në  fushën e lojës. Megjithatë  e vërteta është  që  një  trajner gjykohet gjithmonë  nga rezultatet”.

Më  pas Mancini iu rikthye të shkuarës teksa foli për fundin raportit me ish presidentin e Interit Massimo Moratti në  përfundim të  sezonit 2007-2008 me këtë  të  fundit shkarkoi nga detyra trajnerin italian duke ia besuar stolin portugezit Jose Mourinho.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Atë  vit kishte disa gjë ra që  nuk shkonin mirë  dhe pas eliminimit  që pësuam nga Liverpooli në  Champions League, më  shkoi në  mendje ideja për t’u larguar. Mendoj se ishte ai momenti  që  Moratti kontaktoi Mourinhon.  Një  ditë  pas eliminimit në  Champions shkova te presidenti dhe i thashë  që  isha gatshëm të  vazhdoja punën por ai nuk ishte i bindur. Më  pas fituam dhe presidenti më  thirri në  zyrën e tij për të  komunikuar vendimin që  kishte marrë. Gjithsesi unë  dua ta falenderoj Massimon që  më  dha mundësinë  për të  drejtuar një skuadër të  madhe si Interi”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me largimin e Mancinit në  2008-n në  stolin e Interi u ul Jose Mourinho që  në  sezonin e tij të  dytë  arriti suksesin e trefishtë  me zikaltërit. Italiani nuk e fsheh faktin që  u ndie disi xheloz për atë  që  realizoi Special One por që  gjithsesi nuk ngurron ta vlerësojë trajnerin portugez.

“Isha pak xheloz kur Mourinho fitoi tripletën mendoja se mund të  isha unë  ai që  mund ta kisha realizuar dicka të  tillë . Megjithatë  duhet të  shkonte kështu. Nuk e njoh mirë  portugezin por ai është  një  trajner i madh. Jo më  kot ka fituar kaq shumë  në  karrierën e tij”.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?