Mancini publikon listën e parë me Italinë, 9 debutues në Kombëtare

Trajneri i Italisë, Roberto Mancini, ka bërë publike listën e parë të lojtarëve të grumbulluar në rikthimin e tij në stolin e “Axurrëve”. Tekniku italian ka përzgjedhur 34 futbollistë për katër ndeshjet e para të Nations League.

Italia do të përballet fillimisht me Belgjikën më 25 shtator në “Olimpico” të Romës, përpara transfertës ndaj Turqisë më 28 shtator në Bursa. Më 2 tetor, “Axurrët” do të luajnë ndaj Francës në “Stade de France”, ndërsa katër ditë më vonë do të presin sërish Turqinë në “Dall’Ara” të Bolonjës.

Në listën e Mancinit spikasin edhe disa emra të rinj. Për herë të parë janë grumbulluar Pessina, Ghilardi, Kayode, Kouadio, Doumbia, Romano, Sebastiano Esposito, Vergara dhe Zoma.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një nga veçoritë e listës është edhe grumbullimi i dy vëllezërve, Francesco Pio dhe Sebastiano Esposito, të cilët do të jenë së bashku në përfaqësuese.

Swiss Digital Mobile Reklama

Portierë: Marco Carnesecchi, Gianluigi Donnarumma, Massimo Pessina, Guglielmo Vicario.

Mbrojtës: Honest Ahanor, Alessandro Bastoni, Riccardo Calafiori, Diego Coppola, Giovanni Di Lorenzo, Federico Dimarco, Daniele Ghilardi, Michael Kayode, Eddy Kouadio, Gianluca Mancini, Giorgio Scalvini.

Mesfushorë: Nicolò Barella, Bryan Cristante, Issa Doumbia, Nicolò Fagioli, Davide Frattesi, Rolando Mandragora, Alessandro Romano, Sandro Tonali.

Sulmues: Nicolò Cambiaghi, Francesco Pio Esposito, Sebastiano Esposito, Samuele Inacio, Moise Kean, Daniel Maldini, Giacomo Raspadori, Gianluca Scamacca, Antonio Vergara, Nicolò Zaniolo, Mohamed Alì Zoma.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?