Manuel Neuer del i pavlefshëm, statistikat: Bayerni mund të fitojë edhe pa portier

 

Edhe pa portier, statistikat e fundit thonë se Bajern fiton. Atëherë Bajern Mynih mund të bëj llogaritë ndryshe, se pse duhet paguar ai miliona euro?

Një vit më parë ishte kandidat për “Topin e Artë”, por tashmë bavarezët mund të mos ketë më nevojë për të. Kampionët e Gjermanisë duket se kanë gjetur ritmin e kohëve më të mira pasi gjigandi i tyre në portë duket se po e “vjedh” pagën e tij. Sipas statistikave, skuadra e Guardiolas mund të luante qetësisht edhe pa një portier dhe do të ishte sërish në vendin e parë. Në 13 ndeshje në kampionat, Bayerni ka pësuar 24 goditje në kuadrat. Nëse çdo goditje do të ishte gol, Bayerni do të kishte humbur pikë vetëm në tre raste. Në javën e tretë Bayer Leverkusen e goditi portën vetëm tre herë dhe në atë ndeshje Bayerni fitoi 3-0.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në javën e nëntë, skuadra e Guardiolas kaloi Werder Bremen 1-0 që shënjestroi kuadratin 2 herë, ndërsa dy javë më pas erdhi barazimi 0-0 ndaj Eintracht që goditi dy herë. Të gjitha ndeshjet e tjera, Bayerni do t’i kishte fituar gjithsesi dhe sipas llogarive, edhe me 6 pikë më pak kampionët do të ishin në krye të Bundesligës pasi aktualisht janë 8 pikë larg Borussias ndjekëse. Manuel Neuer u transferua te Bayerni në vitin 2011 ku u prit me kontestime nga ultrasit e Bayernit pasi ai nuk e kishte fshehur asnjëherë që skuadra e zemrës së tij mbetej Schalke 04. Për shumë kohë, tifozët e Bayernit nuk arritën ta gëlltisnin afrimin e Neuer por me paraqitjet e tij në rritje mosmarrëveshjet u sheshuan dhe ai tashmë është një nga portierët më të mirë të botës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?