Maqedoni-Shqipëri, tifozët e Kombëtares sonë: Shkupin do ta veshim Kuqezi

Ndeshjet e kombëtares sonë me Maqedoninë, të vlefshme për Botërorin Rusi 2018, nuk do të kenë asnjë problem sepse do të vishen kuqezi, madje edhe në Shkup. Tifozët Kuqezi në Maqedoni premtojnë që tani se do të veshin kuqezi stadiumin e Shkupit, kur të luajnë Kombëtarja Shqiptare.   

Grupimi i tifozëve më fanatikë të Kombëtares shqiptare, “Tifozat Kuq e Zi” janë shprehur të kënaqur me shortin eliminator për Botërorin “Rusi 2018″. Anëtari i këtij grupi, Artan Saliu, nga Prishtina, në një prononcim për “Lajm”, ka theksuar se si Spanja, edhe Italia janë një test shumë i mirë për t’i treguar vlerat në kualifikueset e ardhshme. Ai gjithashtu thotë se në ndeshjen kundër Maqedonisë, e cila do të zhvillohet në Shkup, Kombëtarja shqiptare do të ndihet si në shtëpi të saj, ndërsa stadiumi “Filipi i Dytë” do të mbulohet me ngjyrat kuqezi.

 “Me shortin jemi shumë të kënaqur se Kombëtarja po e tregon vlerën e vet më të mirë me ekipe të mira. Tani në grup i kemi dy kampionë të botës, Spanjën dhe Italinë. Nga Kombëtarja presim të tregojë se jo rastësisht ka arritur aty ku është dhe urojmë të vazhdojë me ngritjen e saj, aty ku e meriton. Ky grup është testi më i mire për vlerat e djemve kuqezinj”, – deklaroi Saliu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai shtoi se Kombëtarja shqiptare në Shkup do të ndihet si në shtëpi të vet: “Ndeshja me Maqedoninë do të jetë e lehtë, sa i përket pikëpamjes sportive, por me ngarkesa të tjera. E di se Kombëtarja edhe në Shkup apo ku do që do të luhet ndeshja me Maqedoninë, do të ndihet si vendëse, pasi do ta mbulojmë stadiumin ‘Filipi i Dytë’ me ngjyrat kuq e zi”. Sipas Saliut, lojtarët shqiptarë të Maqedonisë do të kenë presion nga të dyja anët. “Për ne, shqiptarët luajnë për Shqipërinë, maqedonasit luajnë për Maqedoninë. Është shumë e thjeshtë kjo punë. Mos qofshim në ‘lëkurën’ e tyre, sepse ata do të fyhen dhe fishkëllehen edhe nga tifozët sllavë dhe shqiptarë”, – përfundoi anëtari i “Tifozëve Kuq e Zi”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?