Maradona ndryshon mendje, tifozët e “detyrojnë” të qëndrojë në pankinë

I paparashikueshëm për mbrojësit kur luante vetë, por edhe tani që futbollin e ndjek nga pankina. Diego Armando Maradona nuk do të ndryshojë kurrë. Pikërisht në stilin e tij është edhe supriza e radhës me protagonist legjendën e futbollit argjentinas. Vetëm dy ditë pasi njoftoi dorëheqjen si trajner i Gimnasia La Plata, “Pibe D’Or” ka ndryshuar sërish mëndje. “Jam shumë i lumtur t’iu bëj të ditur se do të vazhdoj të jem teknik i Gimnasia”, është postimi i Maradonës në rrjetët sociale.

Një kthesë e papritur, pasi vetëm 48 orë më parë, ai ishte shprehur se do të largohej nga detyra bashkë me presidentin e klubit që kishte vendosur të mos kandidonte sërish. Në të vërtetë, kështo do të ndodhte potë mos ishte për tifozët. Menjëherë, pasi bëri të ditur dorëheqjen, Maradona u “bombardua” me mijëra mesazhe nga tifozët e Gimnasia La Plata, që i kërkonin të qëndronte. Në fund, ai është bindur dhe të dielën do të jetë sërish në pankinë për ndeshjen në shtëpi kundër Arsenal Sarandi. Kjo është sfida e nëntë për Diego Armando Maradonën me Gimnasia, teksa në përballjet e mëparshme ka regjistruar pesë humbje dhe vetëm tre fitore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?