Maradona, optimist: Ky mund të jetë sezoni i Napolit

Seria A është futur në një fazë interesante, teksa dy ekipe, Juventus dhe Napoli shihet si favorite kryesore për titullin kampion. Juve për të mbrojtur kurorën duhet të sfidojë ekipin ku luan edhe mbrojtësi i kombëtares sonë, Elsied Hysaj. Napoli e shihte veten në krye të Seria A, para ndeshjeve të javës së 23-të që u zhvilluan mbrëmjen e djeshme, dy pikë para Juves, por kishte një përballje më të vështirë me Lacion në transfertë. Juve e vendit të dytë ndodhej 6 pikë para Fiorentiës së vendit të tretë.

Nga ana tjetër  Juve, me një ecuri mbresëlënëse në javët e fundit përballje me Genoa, në fushën e vet. Mbi rivalitetin për titull, ndonëse legjenda, Diego Armando Maradona, dikur pjesë e Napolit, u shpreh me kritika ndaj trajnerit Maurizzio Sarri, tashmë ka ndryshuar mendim. Napolitanët krijuan një vazhdimësi rezultatet pozitive duke bindur edhe në lojën e tyre. Maradona, 55-vjeç, tashmë është i bindur se skuadra me të cilën ai ka shkruar një pjesë të historisë së futbollit italian mund të fitojë pas 26-vjetësh titullin kampion të Seria A.  “Sigurisht që e ndjek gjithmonë Napolin. Ndoshta edhe ndeshjen e fundit me Empolin, një provë shumë e mirë e skuadrës, sidomos goditja e Lorenzo Insignes. Bukur! Ky mund të jetë viti i duhur për të fituar, por problemi quhet Juventus. Juventus nuk di të humbasë dhe nëse vazhdojnë me këtë ritëm, për Napolin do të jetë e vështirë”.

Nga Seria A, Maradona kalon te yjet e kampionatit spanjoll. Sipas tij, Cristiano Ronaldo nuk po kalon asnjë problem, edhe pse nuk po u shënon skuadrave të mëdha, ndërsa Neymar nuk do të transferohet te Reali i Madridit. – “Nuk kam folur me Ronaldon, por nuk mendoj se po i i ndodh ndonjë gjë e jashtëzakonshme. Ai është shumë i fortë. Neymar te Reali? Nuk e shoh të mundshëm transferimin e tij te Los Blancos. Duke përjashtuar problemet në kupolën drejtuese të Barcelonës, mendoj se Messi, Suarez dhe Neymar nuk do të ndahen,” – nënvizoi ikona e futbollit botëror.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?