Maran zbulon strategjinë për lojtarët kuqezi

Pushimet për Kombëtaren shqiptare do të jenë të shkurtra, pasi kuqezinjtë shumë shpejt do të rikthehen në përgatitje për sfidat në Ligën e Kombeve. Nën drejtimin e trajnerit të ri Rolando Maran, Shqipëria do të përballet me Bjellorusinë, San Marinon dhe Finlandën në kuadër të Ligës C. Tekniku italian, në një intervistë për mediat gjermane, ka folur për potencialin e futbollit shqiptar dhe cilësitë e lojtarëve që ka në dispozicion. Maran vlerësoi veçanërisht futbollistët që aktivizohen në kampionatet italiane, duke theksuar se skuadra ka një bazë të mirë për të ndërtuar të ardhmen.

“Ka disa lojtarë shumë interesantë, shumë prej të cilëve luajnë në Serie A dhe Serie B. Mund të përmend Gjimshitin, Ismajlin, Asllanin, Berishën, Shpendin dhe Sherrin. Përveç kësaj, shoh një zhvillim të madh edhe në infrastrukturë, jo vetëm në qendrën stërvitore, por edhe në Tiranë dhe qytete të tjera”, u shpreh Maran.

Pavarësisht optimizmit, trajneri italian preferon të ecë hap pas hapi dhe të mos vendosë objektiva afatgjatë pa përfunduar sfidat e para. “Për momentin, prioriteti ynë është Liga e Kombeve. Më pas do të shohim se çfarë do të ndodhë. Kemi një bazë të mirë dhe mund të krijojmë hapësirën tonë menjëherë pas ekipeve më të forta”, deklaroi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rolando Maran mori drejtimin e Kombëtares shqiptare në muajin maj, duke zëvendësuar brazilianin Sylvinho. Trajneri italian firmosi një kontratë 18-mujore, e cila e mban në krye të kuqezinjve deri në verën e vitit 2027. Sfida e parë e rëndësishme për Maranin do të jetë Liga e Kombeve, ku Shqipëria synon të sigurojë vendin e parë në grup dhe të arrijë promovimin në Ligën B.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?