Marash Kumbulla me shokë i shkaktojnë humbje të papritur Realit

Real Madrid pëson disfatë 0-1 ndaj Espanyol në La Liga. Se do të ishte një ndeshje e vështirë për Los Blancos u kuptua që në pjesën e parë, me 45 minutat e para që përfunduan pa gola.

Vendasit realizuan në minutën e 85-të me Romero, falë një zbritje shumë të shpejtë, e cila gjeti të papërgatitur kampionët e Europës. Te Espanyol, titullar ishte edhe Marash Kumbulla, që zhvilloi ndeshje pozitive.

Reali kryeson me 49 pikë, Atletico ndjek në vend të dytë me 48 pikë, Barcelona në vend të tretë me 42 pikë. Ekipi i Flick luan nesër ndaj Alaves, një fitore do ngushtonte diferencën në 4 pikë nga Real-i.

SHKARKO APP