Marash Kumbulla mund të rikthehet te Verona, por ka dhe dy opsione të tjera

Hellas Verona është shumë aktive në merkaton e janarit. Mediet italiane raportojnë se klubi italian po mendon për rikthimin e mundshëm në formë huazimi të mbrojtësit të kombëtares shqiptare të futbollit, Marash Kumbullës.

Mbrojtësi i Romës ka qenë pjesë e “verdhebluve” deri në vitin 2020, deri kur u transferua te “verdhekuqtë”, pjesë e të cilëve është edhe aktualisht.

Shqiptari pritet që në këtë merkato të bëjë lëvizjen më të mirë për të, për të gjetur minuta në mënyrë që të rifitojë gjendjen e tij më të mirë fizike, pas një pjese të parë të sezonit në të cilën ai nuk zbriti fushë për shkak të operacionit në gju.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kumbulla ka edhe mundësi të tjera për të gjetur një vend titullari, pasi qendërmbrojtësi “kuqezi” pëlqehet shumë edhe nga dy klube të tjerë të Serie A, më saktë nga Genova dhe Torino.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?