Marash Kumbulla pranë huazimit te skuadra e njohur në Seria A

Marash Kumbulla është shumë pranë akordit për t’u huazuar te skuadra e Sassuolos deri në fund të sezonit. Roma dhe mbrojtësi i Kombëtares duket kanë rënë dakord për një largim gjashtë mujor, me Marashin që kërkon minuta përpara “Euro 2024”.

23-vjeçari prej majit 2023 nuk ka luajtur për shkak të një lëndimi, ndërsa këtë fund janari duket se do lërë kryeqytetasit për të kaluar te Sassuolo. Sipas Sky Sport, veç huazimit Sassuolo është duke tentuar një blerje të Kumbullës, ose të paktën për ta lënë hapur si mundësi në verën e 2024.

Në prag të Kampionatit Evropian, aty ku Shqipëria u shortua në grupin B me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë, Kumbulla dëshiron një ekip ku të ketë hapësira edhe pas një lëndimi, çka do bënte që të merrte një ftesë nga Sylvinho, duke mos humbur mundësinë e dytë historike për të qenë me kuqezinjtë në një event madhor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithsesi duhet pritur deri në orët e fundit, pasi edhe Udinese po e kërkon me ngulm futbollistin shqiptar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?