Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Marçelino Preka, talenti i Bylisit që frymëzohet nga Elseid Hysaj

Sporti E enjte, 18 Mars 2021 11:53
Marçelino Preka, talenti i Bylisit që frymëzohet nga Elseid Hysaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Marçelino Preka është një nga talentet më me perspektivë që aktivizohen në kampionatin shqiptar, i cili aktivizohet me ekipin e Bylisit, duke qenë një element premtues në repartin e mbrojtjes. Bie në sy shpejt pasi është 190 cm i gjatë dhe vetëm 17 vjeç.  I riu nga Shkodra tregon në një intervistë për rubrikën “Talenti Shqiptar” në Fshf.org hapat e parë në futboll dhe se fesa nga Kombëtarja i ka rritur më shumë vlerësimin dhe besimin në vete, teksa Preka thekson se ndjen më shumë përgjegjësi.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

– Si lindi dëshira dhe pasioni për futboll? Cili ishte njeriu i parë që të afroi me këtë sport dhe besoi te ti?

Mund t'ju interesojë

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Para 7 orësh
Juventus shmang turpërimin në Europa League, barazon ndaj Rennes

Juventus shmang turpërimin në Europa League, barazon ndaj Rennes

Para 9 orësh
Arsenali përgatit 60 shkurtime pune edhe pse fitoi Premier League

Arsenali përgatit 60 shkurtime pune edhe pse fitoi Premier League

Para 15 orësh

E kam shijuar futbollin fillimisht përmes televizorit, ku shihja ndeshje të ndryshme, të kampionatit shqiptar dhe të huaj. Si shkodran, futbolli ka qenë prezent në çdo kohë në shtëpinë tonë, pasi unë vij edhe nga një familje sportive, ku dy nga pjesëtarët e familjes time mbajnë titullin “Mjeshtër i madh” në futboll. Unë luaja si çdo fëmijë me shokët në shkollë dhe lagje. Bashkëshorti i tezes time më shikonte dhe ai më ka mbështetur shumë që t’i futem kësaj rruge, duke qenë edhe një njohës shumë i mirë i futbollit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

– Si e përjetove momentin kur more ftesën e parë nga kombëtarja e moshave dhe debutimi me ngjyrat kuqezi?

Pa diskutim që kur mora vesh që do të angazhohesha në futboll edhe me ekipin Kombëtar u ndjeva shumë mirë. Ka qenë ëndërr e imja, kur teksa luaja me shokët futboll në lagje dhe vishja fanellën e një prej futbollistëve të Kombëtares, të vishja fanellën që do të mbante emrin tim. Kjo ftesë më rriti më shumë vetëvlerësimin dhe vetëbesimin, por nga ana tjetër më bëri të kuptoj se tashmë kam përgjegjësi të tjera, më të mëdha dhe duhet të punoj shumë më shumë për të realizuar ëndrrën time të madhe.

– Si e shikoni të ardhmen e Kombëtares së madhe, duke pasur parasysh brezin e lojtarëve që ka aktualisht në ekipet kombëtare të moshave. Deri ku mund të arrijë kjo skuadër, çfarë objektivash mund të realizojë?

Kemi realisht shumë lojtarë të mirë dhe premtues për të ardhmen dhe besoj se do të bëjmë shumë mirë në kompeticionet europiane si grup. Çdo futbollist duhet të punojë edhe individualisht, të stërvitet, të përgatisë veten për ndeshjet, për lojën. Unë vërtetë besoj se me këtë skuadër që kemi ne do të ecim shumë lart.

– Po për ecurinë me klubin çfarë mendon? A je i kënaqur?

Si lojtari më i vogël i ekipit, besoj se më është ofruar mbështetja më e madhe, qoftë morale por edhe nga ana e përgatitjes. Unë jam pjesë e një klubi të njohur si Bylis, një klub ku nuk mungon bashkëpunimi dhe ndihem shumë me fat që jam pjesë e këtij ekipi. Jam i kënaqur shumë, po mësoj, po zhvillohem në lojë.

– Cili ka qenë momenti apo episodi më i lumtur në karrierën tënde deri tani? Me kombëtaret e moshave dhe me klubin.

Ende 17 vjeç jam dhe unë do të veçoja në çdo ndeshje që luaj episode apo momente të bukura. Gjithsesi, do të veçoja ndeshjen kundër Portugalisë. Ndeshje emocionuese dhe e veçantë për mua personalisht.

– Çfarë synimi ke për ë ardhmen?

Synimi im parësor është të bëhem pjesë e Kombëtares A.

– Cili është idhulli yt në kombëtaren ideale? Ose kush është modeli yt në futboll?

– Kombëtarja jonë është e mbushur me emra të mëdhenj dhe janë disa lojtarë që unë i shoh si shembuj në repartin që unë mbuloj. Por gjithsesi, do të veçoja shkodranin tim, Elsi Hysaj.

Etiketat e lidhura

Marçelino Prekatalenti
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 6 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 7 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 8 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 8 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 8 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 11 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 10 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 12 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.