Marcelo: Nuk do të harroj kurrë çfarë tha Ronaldo para finales me Liverpoolin
Marcelo ka zhvilluar një intervistë për “TPT Global”.
Në mesin e shumë tema të prekura ishte edhe ajo për finalen e Champions League në vitin 2018, ku Real Madridi e mposhti 3-1 Liverpoolin.
Reali shkroi histori, duke e fituar tre herë me radhë këtë trofe, diçka që nuk ka ndodhur që kur ky kompeticion mban emrin Champions League.
“Nuk mund të merrja frymë. Unë po përpiqesha të mos bëja panik. Kjo ndodhi në dhomën e zhveshjes menjëherë para finales së CL kundër Liverpool në vitin 2018. Ndjeja sikur diçka më kishte mbërthyer në gjoksin tim, të kesh nerva është normale por kjo ishte ndryshe”, tha Marcelo, pas triumfit në vitin 2013.
Ai më pas tregoi bisedën që kishte me Cristiano Ronaldo para finales në Kiev.
“Ndërsa u ngritëm për të shkuar për në stadium, Cristiano na tha saktësisht se si do të zhvillohej ndeshja. Ai tha: ‘Në fillim, do të jetë e vështirë. Por në pjesën e dytë, ne do të fitojmë paqësisht’. Nuk do ta harroj kurrë këtë. Ai e parashikoi atë”.
“Pastaj Cristiano tha: ‘duhet t’i mposhtim, duhet t’i mposhtim. Dhe ne i mposhtem njeri! Kam këtë imazh të fytyrës së Cristiano në mendjen time. Është e regjistruar përgjithmonë. Është kaq e bukur. Këtë histori do t’i tregoj nipërve të mi”