Marcelo: Nuk jam lojtar zëvendësues, me Galatasaray-in si finale
Marcelo ishte lojtari i zgjedhur për të folur në konferencën për shtyp, përkrah trajnerit Zidane, para ndeshjes së Champions-it, kundër Galatasaray. Braziliani foli për momentin personal dhe të skuadrës së tij, duke kërkuar një sukses në këtë ndeshje.
“Unë jam këtu pothuajse gjatë gjithë karrierës sime, çka përbën krenari Shpresoj që nesër të jetë një ndeshje e shkëlqyer për ne. Ne duhet të hyjmë në fushë për të fituar, mezi presim ta luajmë këtë ndeshje të Champions-it. Situata në grup na e kërkon që ta shohim këtë sfidë si një finale.
Galatasaray? Ne duhet të hyjmë në fushë për të fituar, mezi presim ta luajmë këtë ndeshje të Champions-it. Situata në grup na e kërkon që ta shohim këtë sfidë si një finale
Nuk e shoh veten si zëvendësues. Natyrisht, nuk kam luajtur shumë ndeshje, por në fund të fundit, nëse bëni llogaritë, unë kam më shumë minuta aktivizim se të tjerët. Jam shumë më mirë se sezoni i kaluar, kam punuar për këtë. Kurrë nuk i kam parë gjërat në futboll si startues apo rezervë. Jam këtu për të ndihmuar ekipin”, deklaroi Marcelo.