Marcus Thuram i pazëvendësueshëm, me të Interi është më i “frikshëm”

Pas tre ndeshjesh, tre humbjesh dhe pa asnjë gol të shënuar, statistikat kanë nxjerrë në pah një realitet të rëndësishëm për Interin. Përtej të dhënave që ngjallin kritika dhe akuza për një sezon të vështirë, është e dukshme se mungesa e francezit Thuram është çelësi i ndryshimit të situatës së skuadrës.
Me Thuram në fushë, mesatarja e pikëve për ndeshje është 2.2, ndërsa pa të bie në vetëm 1. Statistikat e golave janë të ngjashme: 2.3 gola për ndeshje me Thuram, dhe vetëm 0.3 pa të. Gjithashtu, Lautaro Martinez, është ndihmuar nga prezenca e Thuram, ndërsa pa të, sulmuesi argjentinas po përballet me vështirësi.
Momentalisht, fokus është te rikuperimi i Thuram, i cili po punon intensivisht për t’u rikthyer në formë për ndeshjen ndaj Barcelonës në Montjuic. Edhe Dumfries është një element kyç për skuadrën, dhe rikuperimi i tij është po ashtu një prioritet.
Thuram vazhdoi stërvitjen vetëm, duke kryer ushtrime me intensitet të lartë dhe duke testuar shpejtësinë dhe drejtimin për të vlerësuar gjendjen e muskulit të tij të lodhur. Nëse progresi i sotëm konfirmohet në stërvitjen e fundit para ndeshjes, Thuram pritet të udhëtojë për në Barcelonë dhe të jetë i gatshëm për të ndihmuar skuadrën në një sfidë të rëndësishme në Ligën e Kampionëve. /Koha Jonë/