Maresca pas humbjes ndaj Arsenalit: Goli pas 25 sekondash na kushtëzoi ndeshjen!
Trajneri i Manchester Cityt, Enzo Maresca, ka analizuar humbjen 3-0 ndaj Arsenalit në finalen e Community Shield, duke e cilësuar golin e pësuar në sekondat e para si një nga momentet që ndikuan në ecurinë e sfidës.
Në një intervistë për BBC Radio 5 Live, tekniku italian u shpreh i zhgënjyer për mënyrën se si skuadra e tij e nisi ndeshjen.
“Mendoj se goli që pësuam pas 25 sekondash fatkeqësisht e kushtëzoi ndeshjen në atë moment”, deklaroi Maresca.
Megjithatë, trajneri i Cityt vlerësoi reagimin e skuadrës pas golit të parë. Sipas tij, “Qytetarët” patën disa mundësi të mira për të barazuar, por nuk arritën t’i shfrytëzonin.
“Pas golit reagimi ishte pozitiv. Para se të vinte goli i dytë, patëm tre ose katër raste për të shënuar dhe për të barazuar, por fatkeqësisht pësuam 2-0 dhe nga ai moment gjithçka u bë më e komplikuar”, tha ai.
Maresca theksoi se në ndeshje të niveleve të tilla, një gol i hershëm mund të ketë ndikim të madh në rezultat.
“Jam i zhgënjyer, sepse në ndeshje të këtij niveli skuadrat janë shumë pranë njëra-tjetrës dhe kur pëson një gol, gjithçka bëhet më e vështirë”, u shpreh trajneri.
KOHA JONË SONDAZH

