Markou përjashtohet nga Kupa e Kombeve
Federata Afrikane e Futbollit vepron me dorë të hekurt ndaj kombëtares së Marokut duke e përjashtuar nga dy turnetë kontinentalë të radhës.
Në vendimin e publikuar theksohet se ekipi nga Afrika Veriore nuk do të marrë pjesë në dy edicionet e radhës së Kupës së Kombeve pasi refuzoi organizimin e edicionit të këtij viti, ndërsa federata duhet të paguajë rreth 1 milionë Dollarë gjobë.
Maroku e mori vendimin për të mos organizuar Kupën e Kombeve 2015 për shkak të alarmit të epidemisë së virusit Ebola.
Ishte Guineja Ekuatoriale që mori përsipër organizimin. Përplasjet e para nisën që në muajin nëntor kur kur federata afrikane refuzoi kërkesën e Marokut për ta shtyrë turneun në vitin 2016, madje federata marokene kërkoi të rikandidonte edhe për vitin 2017 por as kjo kërkesë nuk u pranua.
Gjithsesi, historia nuk përfundon këtu pasi federata afrikane mund ta çojë çështjen në gjyq ku mund të kërkojë rreth 9 milionë Dollarë për dëmin e shkaktuar nga spostimi i vendit të organizimit. Aktualisht, Maroku mban vendin e 82 në klasifikimin e FIFA-s, pozicioni më i ulët për këtë kombëtare që prej vitit 1993. /Supersport
KOHA JONË SONDAZH

