Marku: Jonuz ndryshe nga Cungu, e ka ndryshuar Vllazninë
Në konferencën për shtyp të Vllaznisë, në prag të takimit me Laçin,në konferencë për shtyp te kuqeblutë ka dalë Herald Marku. Mbrojtësi është shprehur optimist për një rezultat pozitiv ndaj kurbinasve.
“Është një takim jo i lehtë për ekipin tonë, pasi Laçi është një skuadër e mirë dhe ka një ngritje në lojën e saj. Por të mos harrojmë që ne jemi Vllaznia dhe do të kërkojmë, si në çdo takim, edhe në këtë ndaj Laçit vetëm fitore. Besoj se po jap më të mirën dhe kjo më bën që të ndihem mjaft mirë. Cungu e njeh mirë Vllazninë, sepse e ka drejtuar atë, por ne tani me në krye teknikun Jonuz dhe një lloj tjetër loje.
Ai ka ndryshuar diçka në lojën dhe në strategjinë tonë. Mendoj se njohja e Cungut ndaj Vllaznisë nuk do të na prishë shumë punë. Objektivi ynë është që t’i marrim ndeshjet njëra pas tjetrës. Kam mendimin se ne po bëjmë gjithçka mirë dhe do të jemi më mirë sesa ku jemi momentalisht”, u shpreh Marku.