Marku njofton ndeshjen e radhës: Tani nuk e lë vendimin në dorë të jurisë!

Florian Marku më 30 janar do të përballet me boksierin anglez Rylan Charlton, në prag të ndeshjes mes David Avanesyan dhe Josh Kelly. Sfida do të zhvillohet në Londër, në një arenë që mbetet ende për t’u përcaktuar, por vlen të theksohet se do të transmetohet nga Gjigantët e SkySport dhe DAZN, të cilët gjithashtu kanë shkruar për duelin e 30 janarit.

“Ky tha se do të fshijë dyshemenë më Florian Markun. Më 30 janar nuk do ta lë në dorë të gjyqtarëve. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen”, shkroi Marku në Facebook, në njoftimin për përballjen e radhës me Charlton.

“Mezi pres t’u tregoj të gjithëve kush jam dhe u premtoj fansave një luftë të jashtëzakonshme. Do t’i thyej kokën. Unë nuk dua të flas për kundërshtarët, por ai ka thënë shumë gjëra të këqija për mua, ndaj mezi pret të shoh a do ketë guxim të m’i thotë në sy. Këtë herë nuk do ta lë vendimin në dorën e jurisë”, tha Marku në një prononcim për Sky Sport.

SHKARKO APP