Maroku fiton thellë ndaj Kanadasë dhe shkon në çerekfinale të Kupës së Botës
Ëndrra e Kanadas në Kupën e Botës merr fund në fazën e 1/8-ave. Skuadra vendase u mposht me rezultatin e thellë 3-0 nga Maroku, duke i dhënë fund rrugëtimit të saj në turne.
Pas një pjese të parë të balancuar dhe të vështirë, “Luanët e Atlasit” ndryshuan ritmin në fraksionin e dytë të lojës. Protagonisti kryesor ishte Ounahi, i cili zhbllokoi sfidën në minutën e 50-të dhe realizoi golin e dytë personal në minutën e 82-të. Në kohën shtesë, Rahimi vulosi fitoren me golin e tretë në minutën e 97-të.
Pavarësisht përpjekjeve të kanadezëve për t’u rikthyer në lojë, Maroku administroi avantazhin dhe siguroi një fitore të merituar, duke prerë biletën për në çerekfinale, ndërsa Kanadaja i jep lamtumirën Botërorit.
KOHA JONË SONDAZH

