Marotta bën gati goditjen e radhës me kosto zero, kërkohet holandezi i Liverpoolit

Marotta bën gati një tjetër goditje me parametër zero. Zikaltrit kanë hedhur vështrimin nga mesfushori holandez i Liverpoolit Georgino Wijnaldum i cili është në skadencë kontrate me “The Reds” në fund të këtij sezoni.

Mesfushori i përfaqësueses portokalli kërkon të provojë një eksperiencë të re pasi ka arritur të fitojë gjithçka me Liverpoolin dhe Interi shikohet si një opsion i mirë për të ardhmen.

Conte e pëlqen së tepërmi mesfushorin por Interi nuk kërkon të shpenzojë asnjë euro dhe do të presë verën e ardhshme për të marrë të lirë futbollistin. Wijnaldum është pjesë e Liverpoolit që nga viti 2016-të dhe në këto 4 vite ka shënuar 19 gola në 196 ndeshje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?