FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Marotta: Lautaro nuk ka kërkuar largimin nga Interi …

Beppe Marotta i bindur se e ardhmja e Lautaro Martinezit do të jetë tek Interi. Drejtori i përgjithshëm zikaltër qetësoi tifozët para suksesit me Sampdorian, duke u shprehur se lojtari argjentinas nuk ka kërkuar në asnjë moment shitjen te Barcelona.

“Interi është një klub që nuk i shet lojtarët më të mirë nëse ata nuk shprehin dëshirën për t’u larguar. Ne do ata i mbajmë afër. Lautaro Martinez kurrë nuk ka shprehur vullnetin e tij për t’u larguar. Jam shumë optimist se ai do të qëndrojë edhe vitin e ardhshëm. Ai ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha dhe një tundim i vogël është njerëzor.

Gara për titull?Pa dyshim që fjalët e Contes janë një stimul. Janë shumë pikë në dispozicion dhe gjithçka mund të ndodhë. Duhet të jemi të motivuar, tri pikët me Sampdorian janë një mënyrë e mirë për t’u rinisur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rinisja? Njerëzit duan të kthehen në normalitet. Futbolli është një fenomen shoqëror, ne duhet të lehtësojmë vuajtjet që kanë pësuar shumë familje. Kjo është arsyeja kryesore që çoi në rifillimin e sezonit”, u shpreh Marotta.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?