Marotta mashtroi me deklaratën, Dybala pranon ofertën e Interit

“La Gazzetta dello Sport” sot ka shkruar se Paulo Dybala ka pranuar ofertën e Interit, pavarëisht se Marotta la përshtypjen se kishin hequr dorë prej tij. Sipas prestigjiozes italiane gjithçka është e kryer për marrëveshjen me lojtarin.

Ylli argjentinas nga ana tjetër i ka kërkuar Marottës të zgjidhë situatën sa më parë, pasi në të kundërt do të shqyrtojë alternativat e tjera.

Për sa i përket marrëveshjes, Dybala do të përfitojë tek Interi rreth 5 milionë euro në sezon. Gjithashtu ai do të marrë edhe një milion euro të tjera në formë bonusi në rast se luan 50% të ndeshjeve sezonale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?