Marotta rrëfen prapaskenat tek Interi: U takuam me Allegrin para Inzaghit, Champions mbetet ëndrra jonë!
Presidenti i Interit, Giuseppe Marotta, ka bërë disa deklarata të forta për të kaluarën, ambiciet dhe sakrificat personale, gjatë një interviste për platformën sportive Dazn. Duke folur për rrugëtimin e tij në futboll, Marotta pranoi se suksesi kërkon përkushtim maksimal dhe shpesh sakrifica në jetën personale.
“Kam sakrifikuar shumë nga jeta familjare dhe lidhjet personale. Për të fituar duhet t’u kushtosh vëmendje detajeve”, u shpreh ai.
Një nga deklaratat më të komentuara lidhej me periudhën pas largimit të Antonio Contes, kur drejtuesit zikaltër po kërkonin trajnerin e ri për sezonin 2021/22. Marotta zbuloi se para se klubi të vendoste për Simone Inzaghi, kishte zhvilluar një takim me Massimiliano Allegri.
“Nuk e fsheh, jemi takuar me Allegrin para se të zgjidhnim Inzaghin”, deklaroi ai, duke zbuluar një prapaskenë të rëndësishme nga vendimmarrja e klubit.
Sa i përket ëndrrës europiane, presidenti i Interit u ndal te rrugëtimi në Ligën e Kampionëve, duke theksuar se pavarësisht finaleve të humbura, ambicia mbetet e pandryshuar.
“Kemi luajtur katër finale, fatkeqësisht pa fitore, por Champions League është diçka e jashtëzakonshme. Duam të vazhdojmë ta ëndërrojmë. Gëzimi zgjat vetëm një moment, sepse menjëherë rikthehemi të planifikojmë dhe të punojmë për hapat e ardhshëm”, tha Marotta.
KOHA JONË SONDAZH
A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?
Results
Vota totale: 7613

