Marotta sqaron për herë të parë si dështoi për Dybala-n dhe Bremer

Drejtori sportiv i skuadrës së Interit, Giussepe Marotta ka sqaruar për herë të parë në një intervistë për mediat italiane strategjinë e zikaltërve në merkaton e kësaj vere. Ai dha një koment dhe për humbjen e shansit për të nënshkruar me Dybala-n dhe Bremer.

“Pres një sezon agresiv, i mbushur me ambicie dhe kurajo për të arritur te trofetë. Interi më i fortë? E vështirë për ta thënë, por mendoj se kemi një ekip të fortë, por duhet të bëjmë llogarit dhe me kundërshtarët. Interi gjithmonë duhet të ketë një rol si protagonist dhe për të qenë kompetitiv ë.

Dybala? Kemi folur shumë me të, është një djalë serioz dhe shumë profesionist, por kemi një repart ofensiv me shumë vlera. Nuk kishte hapësira për të, jo sepse nuk është i zoti, por sepse nuk ishte e nevojshme. Kemi një sulm me vlera dhe të kompletuar.

Bremer? Është një lojtar i madh, e kemi ndjekur prej muajsh, por për shkaqe ekonomike nuk arritëm që ta finalizonim. Bëmë rrugëtimin tonë, por kur vijnë oferta që kanë distancë me tonën, atëherë dhe shitësi bën zgjedhjen e tij, por lojtari u tregua profesionist”, deklaroi Marotta. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP