Marrëveshje Milan-Fenerbahce, Krunic drejt Superligës turke

E ardhmja e Rade Krunic do të jetë në Turqi te skuadra e Fenerbahce.

Mediet italiane raportojnë se Milan është gati që ta lejojë mesfushorin boshnjak që të largohet që në këtë merkato.

Madje ndër të tjera bëhet me dije se negociatat mes dy klubeve janë në fazën përfundimtare dhe shumë shpejt pritet që Krunic të ndërrojë ambient.

Swiss Digital Desktop Reklama

30-vjeçari kishte qenë në fokusin e Fenerbahces që nga vera, megjithatë, Milan-i nuk pranoi që në atë moment të hiqte dorë nga mesfushori.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tani situata ka ndryshuar, me Fenerbahce-n që ka vënë në tryezë një propozim prej 4 milionë euro plus bonuset, i cili duket se i ka bindur “kuqezinjtë” të thonë po. Ndërsa në orët e ardhshme lojtari pritet që të udhëtojë drejt Stambollit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?