Marseille mbetet jashtë ”Europa League”

8 ndeshjet e ”Europa League” mbaruan, ku u shënnuan plot 26 gola. Bayer Leverkusen mori një fitore shumë të rëndësishme 3-2 ndaj Celtic dhe mban kreun e grupit G me 13 pikë, 3 më shumë se ndjekësit e Betis, që mposhtën 2-0 Ferencvaros.

Marseille ka mbetur jashtë ”Europa League” matematikisht, pas humbjes me shifrat 4-2 ndaj Galatasaray. Turqit kryesojnë në grupin E me 11 pikë, 3 më shumë se Lazio, që fitoi 3-0 ndaj Lokomotiv Moska.

Në Grupin F, Crvena Zvezda mposhti minimalisht Ludogorets, ndërsa Braga u mposht 3-2 nga Midtjylland.

Rezultatet në Europa League

Rezultatet në Conference League:

SHKARKO APP