Marseille rrezikon dënimin e rëndë me zbritje pikësh në Francë

Olympique Marseille mund të përballet me sanksione financiare dhe sportive, deri në zbritjen e pikëve në sezonin 2027-2028. Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja franceze L’Équipe, e cila raporton se klubi është nën mbikëqyrje të rreptë për shkak të problemeve me përmbushjen e detyrimeve financiare.

Sipas raportimit, Autoriteti Kombëtar për Mbikëqyrjen dhe Menaxhimin Financiar të Klubeve Franceze ka shtuar kontrollin ndaj Marseille, pasi klubi nuk ka përmbushur angazhimet financiare që kishte marrë përsipër verën e kaluar.

Situata mund të sjellë masa paraprake ndëshkuese që në dimrin e ardhshëm. Mes sanksioneve të mundshme është edhe zbritja e pikëve, por kjo masë do të zbatohej vetëm nëse Marseille nuk arrin të përmirësojë gjendjen financiare deri më 30 qershor 2027.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, sipas L’Équipe, rënia administrative në Ligue 2 nuk është aktualisht pjesë e masave të mundshme ndëshkuese. Kjo do të thotë se klubi ka ende kohë për të ndërhyrë dhe për të shmangur pasoja të rënda sportive.

Swiss Digital Mobile Reklama

Drejtuesit e Marseille do të duhet të gjejnë zgjidhje për problemet financiare përpara afatit të përcaktuar, në mënyrë që skuadra të mos rrezikojë të nisë sezonin 2027-2028 me një penalizim në pikë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?