Prapaskena/ Martial: Refuzova Juventusin dhe Barcelonën për këtë arsye

Anthony Martial ka zbuluar një prapaskenë interesante nga merkato e dimrit. Mesfushori francez vendosi të transferohej në formë huazimi te Sevilla, por siç ka rrëfyer edhe vetë, ai ka qenë shumë pranë një transferimi te Juventus dhe Barcelona, që ishin gjithashtu të interesuara.

“Juventus më kërkoi, por fola me agjentin dhe i thashë që preferoja që të transferohesha te Sevilla. E dija që këtu do të luaja më shumë dhe të kisha një vazhdimësi, gjë që është shumë e rëndësishme. I kamë thënë jo edhe Barcelonës”, tregoi Martial në një intervistë të dhënë së fundmi për Diario de Sevilla.

Martial shpreson që të rigjejë formën e duhur sportive për të merituar një ftesë te Kombëtarja franceze, teksa pas disa muajsh do të luhet dhe Kupa e Botës. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP