“Martinelli një talent i madh, është shembull për yjet e Arsenalit”

Ish-futbollisti i Arsenalit, Martin Keown, i ka thurur elozhe talentit brazilian, Gabriel Martinelli. Në studion e BBC Sport, Keown tha: “Martinelli është një talent i madh dhe që premton shumë.

Një lojtar i ri, me dëshirë për të luajtur futboll dhe me një disiplinë të jashtëzakonshme. Ai po bëhet shembull për lojtarët më me eksperiencë në skuadër dhe kjo gjë tregon shumë.

Ai shpeshherë ka ardhur nga stoli dhe ka ndryshuar skuadrën e Arsenalit. Një talent i madh dhe që shumë shpejt do të jetë titullar i padiskutueshëm”, përfundoi ish-mbrojtësi i “Topçinjve”.

Ish-futbollisti i Arsenalit, Martin Keown

SHKARKO APP