Martinez: Nuk do i harroj kurrë fjalët e Contes, dua të fitoj Botërorin me Messin
Lautaro Martinez do t’i mungojë Interit në ndeshjen e fundit të vitit 2019 ndaj Genoas për arsye pezullimi. Argjentinasi ka qenë thelbësor në ecurinë e deritanishme të zikaltërve, teksa ka dhënë edhe disa këshilla për veten dhe shokët e tij.
“Forca jonë ka të bëjë me impenjimin e të gjithë lojtarëve, sidomos të atyre që kanë zëvendësuar të dëmtuarit. Duhet të përmirësohemi në përqendrim dhe t’i mbyllim me herët ndeshjet.
Kalimi tek Interi? Ishte vendimi im, kisha oferta të tjera, por i refuzova. Zgjodha këtë klub për historinë, nivelin e lojtarëve dhe përkrahjen që ndjeva. Zanetti? Komunikonim nëpërmjet mesazheve dhe kur mbërrita këtu më dukej sikur po takoheshim pas shumë kohësh.
Conte? Stërvitjet e tij janë të forta, por kjo është e kuptueshme kur luan 5 takime në javë. U njohëm shumë shpejt dhe e çmoj pasonin e tij për futbollin. Para ndeshjes me Barcelonën, në “Camp Nou”, më tha një fjali që më bëri të shpërthej në lojë. Do t’i jem gjithmonë mirënjohës. Janë fjalë të çmuara, që do t’i ruaj, sepse janë vetëm për mua.
Messi? Për ne është si Maradona, do të më pëlqente ta ndihmoja që të fitonte Botërorin. E kam ëndërr të luaj në këtë event”, deklaroi Lautaro Martinez.