Martini shpërthen para startit të Superiores: Askush nuk mund të ma mbyllë gojën!

Vllaznia nis nesër aventurën e re në Kategorinë Superiore, teksa do të përballet me Skënderbeun në javën e parë të kampionatit. Në prag të kësaj sfide, trajneri Edi Martini ka dalë në konferencën për shtyp, ku ka folur hapur për objektivat e skuadrës dhe zhgënjimet e sezonit të kaluar.

Martini nuk i është shmangur përgjegjësive, duke pranuar se mosarritja e objektivave përbën një zhgënjim personal, por njëkohësisht ka kritikuar edhe vendimet e arbitrave në disa prej ndeshjeve vendimtare.

“Dështim do të ishte nëse Vllaznia do të ishte 25 vite radhazi kampion dhe do ta humbte këtë vit, por ne kemi 25 vite që nuk fitojmë. Dështim personal, po. Zhgënjim për tifozët, po, sepse ishim afër”, u shpreh Martini.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trajneri shkodran u ndal edhe te episodet e sezonit të kaluar, duke përmendur sfidat ndaj Dinamos dhe Egnatias, ku sipas tij vendimet e arbitrave ndikuan në rezultatet e Vllaznisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Përveç problemeve tona, ishin dy gabime arbitrare që na ndalën në Kupë dhe kampionat”, deklaroi Martini.

Në fund, tekniku i kuqebluve dha një mesazh të fortë, duke theksuar se nuk do të heshtë për çështjet që sipas tij kanë dëmtuar skuadrën dhe qytetin e Shkodrës.

“Askush nuk mund të ma mbyllë gojën, as mua, as ekipit tim, as shkodranëve. Askush s’mund të bëjë arrogantin as kundër qytetit tim”, përfundoi Martini.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?