Martohet Blerim Xhemajli, më parë ishte bërë baba!
Mesfushori i kombëtares zvicerane me origjinë shqiptare Blerim Xhemajli ka organizuar ceremoninë martesore, duke kurorëzuar lidhjen me bukuroshen shqiptare, Erjona Sulejmani
Pasi u bë me djalë, pas pushimeve verore, vjen edhe dasma. Lajmin e dasmës e ka konfirmuar vetë Blerimi në faqen e tij në “Instagram”, në të cilin ka shënuar në gjuhën angleze fjalën “martesë”, – njoftojnë mediat zvicerane. Nuk ka informacione të tjera rreth vendit se ku është mbajtur ceremonia martesore, sa dhe cilët kanë qenë të ftuarit e tij, por fotoja tregon se ata janë martuar, ndërsa nuk dihet nëse kanë qenë të fejuar ndonjëherë.
Më 30 mars, futbollisti i njohur shqiptar u bë baba për herë të parë. Blerimi dhe Erjona e pagëzuan djalin me emrin Luan. Kjo ishte dhurata më e mirë për Blerimin para ndeshjes miqësore kundër Amerikës
Pas përfundimit të sezonit futbollistik, Blerim Xhemaili iu përkushtua familjes së tij. Së bashku më bashkëshorten Erjonën dhe djalin e vogël, Luanin, ai i kaloi pushimet në Venecia të Italisë.
KOHA JONË SONDAZH

