Martohet ish-lojtari i kombëtares shqiptare, lidh kurorë me modelen rumune

Ai ka qenë një nga lojtarët që ka rënë shumë në sy gjatë kohës kur ka qenë prezent në skuadrën e kombëtares shqiptare. Bëhet fjalë për sulmuesin e Shakhtyor Soligorsk në kampionatin bjellorus, Elis Bakaj i cili së fundmi i ka dhënë fund beqarisë.

Ai është kurorëzuar në martesë me modelen rumune Andreaa Alexandra Constantin. Çifti kishin më shumë se 6 vjet bashkë dhe ditën e shtunë në një ceremoni ku ishin të pranishëm 200 të ftuar ai dhe partnerja patën ditën më të bukur të jetës.

Futbollisti ka djegur shaminë e beqarisë në një dasmë ku mbizotëronin edhe traditat shqiptare dhe ato rumune.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?