Marvin Cuni i gëzohet rikthimit te Sampdoria: Në Rusi nuk durohej temperatura -20 gradë
Sulmuesi shqiptar Marvin Cuni, përforcimi i parë i Sampdorias në këtë merkato verore, ka shprehur entuziazmin për aventurën e tij të re në Serie A. Në një intervistë për La Repubblica, ai u shpreh: “Çfarë pritjeje! Mezi pres të shpërblej besimin e klubit. Kjo aventurë më magjeps.”
Cuni theksoi se nuk është tipi që bën premtime, por është në harmoni me filozofinë e trajnerit Donati për të ecur “me drita të fikura”, ndeshje pas ndeshjeje.
Megjithatë, ai shtoi: “Nëse vjen të luash te Sampdoria, e di çfarë të pret. Të synosh lart është e pashmangshme. Ky klub ka një emër të madh në Serie A dhe tifozët të shtyjnë të japësh më shumë se 100%.”
I formuar te Bayern Munich, Cuni e konsideron Italinë vendin ideal për të luajtur futboll, ndërsa zbuloi edhe arsyet e largimit nga Rusia: “Në Rusi ishte minus 20 gradë në dimër, nuk durohej. Nuk u përshtata dot. Futbolli dhe mentaliteti ishin ndryshe. Ajo periudhë më bëri të kuptoj sa e bukur është Italia. Do të jetoja këtu përgjithmonë.”
KOHA JONË SONDAZH

